€1,500,000

Njesi Shërbimi për shitje në ”Tirana Entry 2” në Laprakë!

Images

Description

Disponojmë për shitje njesi shërbimi në projektin ”Tirana Entry 2”, në Laprakë.

• Sipërfaqe neto: 303,60 m².
• Sipërfaqe bruto: 340 m².
• Parkim 8 + Depo vetem te ambientit -1 te perfshir ne cmim
• Kati: 0.
• E përshtatshme dhe e favorshme për cdo lloj biznesi.

• Objektet e propozuara ndodhen përgjatë aksit të rrugës “29 Nëntori” pranë mbikalimit tek qendra tregtare ”Casa Italia”, Tiranë. Synimi i kësaj iniciative është realizimi i projektit të një kompleksi me godina banimi dhe shërbime duke përfshirë dhe hoteleri dhe institucione bankare e shëndetësore, me standarde të larta dhe bashkëkohore.
• Sheshi I ndërtimit kufizohet në jug nga rruga ”29 Nentori” e cila është aksi kryesor ”Tiranë-Durrës”. Gjithashtu , ndodhet në një nyje të rëndësishme komunikimi midis Durrësit, Tiranës dhe pjesës veriore, Kamëz, etj. Rruga kryesore e lidh sheshin me qëndrën e Tiranës, në vijë të drejtë, nëpërmejt rrugës së Durrësit.
• Projekti zhvillohet në 5 godina.
• Në Godinën 1 të gjithë ambjentet do të perdoren për banim. Në Godinën 2 kati përdhe është pjesërisht banim pjesërisht shërbime ndërsa katet e tjera janë banim. Godina 3 në katin përdhe do të ketë disa institucione bankare ndërsa në katet e tjerë do të jetë banim. Godinat 4 dhe 5 që gjenden përkatësisht në brendësi të sheshit, njëra në formë ”L” dhe tjetra përballë saj , do të kenë funksion hotel dhe do të jenë dy hotele të pavarur nga njëri tjetri të cilët lidhen vetëm në katin e parkimit i cili do te jetë një dhe i përbashkët. 4 nga godinat përshkohen nga pasazhe këmbësorësh me gjerësi të konsiderueshme rreth 6 metra, për ta bërë më të aksesueshme hapësirën rekreative dhe për të mos krijuar ndarje të ngurta përgjatë saj.

• Për më shumë informacion dhe për një vizitë në pronë, më kontaktoni!

Share with your friends

Agent

City: Tirane

Zone: Laprakë

Details

Quick Information

Request more information

Fill out the form below and we will get back to you with more details

More from Agent Isa Krrashi

en_USEnglish