Apartament me qira – 150 m², pamje nga porti
Jepet me qira një apartament i gjerë dhe shumë komod me sipërfaqe 150 m², i pozicionuar në katin e 11-të (jo i fundit) të një pallati me ashensor dhe administrim cilësor.
Ambientet e apartamentit përfshijnë:
• 3 dhoma gjumi të bollshme,
• sallon me kuzhinë të përbashkët (open space),
• 2 tualete,
• 1 depo funksionale,
• 2 ballkone me pamje të hapur drejt portit.
Apartamenti ka ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe organizim shumë praktik për familje ose persona që kërkojnë hapësirë dhe komoditet. Pallati është i mirëmbajtur dhe hyrja është e siguruar e e pastër.
Pozicioni pranë portit e bën zonën shumë të favorshme dhe të aksesueshme, afër shërbimeve kryesore dhe transportit.
Fill out the form below and we will get back to you with more details