€252,800

Tek Gjiri I Lalzit, Rezidenca Porto Lalzi, Shiten Apartamente 2+1+2+Verand!

Imazhet

Përshkrim

Shiten apartamente të tipologjive 2+1+2 në kompleksin më të ri rezidencial dhe turistik “Porto Lalzi”, në Hamallaj – Gjiri i Lalzit. Apartamentet ndodhen në katin e 6-të të ndërtesës duke pasur fushëpamje të lirë pamjes detit.
Ne kete rezidence sjellim per shitje apartament me verand me siperfaqe:
– Siperfaqe totale: 134.4m2
– Siperfaqe neto: 87.5m2
– Siperfaqe e perbashket: 10.9m2
– Siperfaqe verand: 36m2

-Post Parkimi siperfaqe : 31.6m2

Apartamentet janë në fazë suvatimi, me punime të një teknologjie cilësore dhe me të gjitha standardet bashkëkohore të ndërtimit. Arkitektura e veçantë, hapësirat e mirë organizuara dhe të ndriçuara ofrojnë një jetesë sa më komode. Kompleksi Turistik “Porto Lalzi” është në proces ndërtimi dhe është i projektuar si një Qender Multifunksionale, që përfshin njësitë e banimit, Bare, Restorante, Qender Tregtare, fusha tenisi, hapësira të gjelbra, hapësira rekreative për fëmijët, pishina, mini liqen dhe “La Cittadella” që do të jetë një Qender Argëtimi duke ofruar të gjitha facilitetet e nevojshme. Ajo çfarë e bën të unik këtë kompleks është futja e detit drejt tokës duke krijuar një Port Jahtesh si dhe vendodhja afër kryeqytetit, qytetit të Durrësit dhe Aeroportit “ Nënë Tereza”. Gjithashtu “Porto Lalzi” shtrihet në një nga zonat e Adriatikut, më të kërkuara jo vetëm për turizëm por edhe për një përdorim në 365 ditë të vitit dhe ku vlera e pronës është rritur nga viti në vit. Kontakto tani 0693114752 per me shume informacion ose per te realizuar nje vizite ne kete prone ose ne prona te ngjashme.

Ndani me miqtë tuaj

Agjenti

Qyteti: Durrësi

Zona: Gjiri I Lalzit

Detajet

Informacion i Shpejtë

Kërkoni më shumë informacion

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ne do t'ju kontaktojmë me më shumë detaje

Më shumë nga agjenti Isa Krrashi

sqShqip